Presidenti Mejdani viziton komanden logjistike te forcave te armatosura - (22 Qershor 2002)
811
Reddit
Lajme Arkiva - TV Klan 2002

Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani, me cilësinë e komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura dhe Ministri i Mbrojtjes Luan Rama, të shoqëruar nga shefi i shtabit të përgjithshëm, gjeneral major Pëllumb Qazimi, vizitua sot komandën e mbështetjes së logjistikës së forcave të armatosura.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Mejdani tha, se mbështetja e komandës logjistike është pjesë e strukturimit në proces të forcave tona të armatosura, të cilat po afrohen çdo ditë e më tepër me parametrat e ushtrive të vendeve të NATO-s.

Gjatë ceremonisë, presidenti dekoroi pas vdekjes me medalje për shërbime ushtarake, zotin Vladimir Babliu, me motivacion për “Përkushtim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie në realizimin e detyrave të caktuara”, i cili në Nëntorin e vitit të kaluar ishte edhe njëri prej protagonistëve, për transportimin e përmendores së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Prishtinës./tvklan.al


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on ITmores for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Commenti
Il prossimo