Policia e Fierit arreston falsifikatorin qe hiqej si prokuror - (22 Qershor 2002)
1,513
Reddit
Lajme Arkiva - TV Klan 2002

Një person i cili përdorte dokumente të falsifikuara, si prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme është arrestuar nga policia e Fierit. Alban Muça 26 vjeçar, nga Patosi, ka përdorur këtë dokument që nga viti 2000. Në vitin 2001, pas një denoncimi në prokurorinë e Fierit, gjykata e këtij rrethi, vendosi ta dënojë atë në mungesë me pesë muaj burg, me akuzën e përvetësimit dhe falsifikimit të dokumenteve shtetërore.

Muça është ndaluar nga një post-bllok policie, i cili fillimisht I ka kontrolluar dokumentet e makinës dhe më pas ato të identifikimit. Personi është prezantuar, si prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme dhe u ka paraqitur uniformave blu, një dokument që mbante firmën e kryeprokurorit Theodhori Sollaku dhe vulën e Prokurorisë së Përgjithshme. Ai figuronte me emrin Ernest Muça.

Në makinë policia gjeti një fenelinë dhe dy radio policie. Policia po punon për të zbardhur se për çfarë qëllimesh janë përdorur sendet e bllokuara. Deri tani burimet zyrtare bënë të ditur, se Alban Muça ka dy vjet shkollë policie, por nuk ka punuar asnjëherë në radhët e uniformave blu./tvklan.al


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on ITmores for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Commenti
Il prossimo