Banka e Kursimeve ne prag privatizimi shenon renie te depozitave - (22 Qershor 2002)
218
Reddit
Lajme Arkiva - TV Klan 2002

Kur kanë mbetur edhe pak kohë nga hapja e tenderit ndërkombëtar, për privatizimin e Bankës së Kursimeve, niveli i depozitave pranë kësaj banke ka shënuar rënie. Sipas statistikave të publikuara gjatë muajit Maj, ky nivel ka rënë rreth 7% me një reduktim prej 14 milion lekësh të reja nga viti i kaluar.

Sipas specialistëve pranë kësaj banke, kjo ka qenë një nga arsyet e rritjes në përqindje të interesave, ndërkohë që shumica e qytetarëve, depozitimet e tyre i kanë me një afat maturimi tre mujor. Rënia e depozitave është vërejtur edhe krahasuar me një muaj më parë, e cila kap shifrën e rreth 762 milion lekëve të reja.

Arsyeja e kësaj luhatje sipas specialistëve ka ndodhur për shkak të tendencës, në rritje të kontributit të bankave të nivelit të dytë, në thithjen e depozitave të popullatës.

Banka e Kursimeve mbetet ende banka më e madhe e nivelit të dytë në vendin tonë, e cila zotëron rreth 80% të kursimeve të qytetarëve. Sipas vlerësimit që i është bërë kësaj banke, fundi i muajit do të shënojë edhe hapjen e tenderit ndërkombëtar për privatizimin e saj./tvklan.al


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on ITmores for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Commenti
Il prossimo